Sot në 11 pritet të mbahet seanca ndaj oficerëve të arrestuar të cilët dolën në bisedat në aplikacionin Sky Ecc duke komunikuar me njerëz të botës së krimit.
Në një nga këto komunikime teksa flasin për një dhomë hoteli Kristo shkruan që duhet të flasë me Mondin që siç thotë SPAK është Edmond Papa.
Oficeri në një rast kërkon ndërhyrjen e Qiricit nëse njihte ndokënd tek spitali infektiv pasi po dërgonte me urgjencë të atin i cili ishte prekur nga covidi. Ditë më vonë pasi i ati i ndërron jetë oficeri ngushëllohet nga Qirici.
Në vazhdën e ndihmave qe oficerët kanë ofruar është ajo e këshillimit që grupi të gjente lidhje pranë Shik sepse siç shkruan në Sky Ecc një tjetër oficer policie “në 2016 dëmi për drogën kur u kultivua e bëri Shik sepse dërgonte informacione në polici dhe policia s’kishte çfarë të bënte”
Edhe shefi i policisë Elvis Dervishi që është identifikuar si përdorues i Sky flet me Qiricin dhe në biseda ata flasin për të ndërhyrë që oficeri të ngrihet në detyrë. Ndërsa ish shefi i Sarandës Eljon Alushaj komunikon po në Sky në datën 17 shtator 2020, ditë në të cilën forcat Shqiponja ndalojnë shtetasin Xhino Murati. Ky shtetas ia lë armën kushëririt të tij mosha 15 vjeç.
“Kanë kapur Xhin le ta mbajë ai i vogli 15 vjeç e ta nxjerrin Xhin, i thamë nxirre. Kishin bërë postbllok nëntë veta të Shqiponjave tek Spitali”.
Më pas i njëjti oficer i shkruan duke e njoftuar “Doli Nojzi”.