Kanoset për shkak të detyrës kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit

0
109

Ditën e sotme rreth orës 11:20 Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit njëherësh kryetari I komisionit hetimor Erion Murataj është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi Alesandro Abdiaj punonjës i ASHPR , (deri më Dhjetor 2023 punonjës i ASHP agjensia e pa ndarë fshat- qytet). Uniformat blu kanë shoqëruar shtetasi Alesandro Abdiaj. Në hyrje të Komisariatit vëllai i këtij të fundit ka kanosur me jetë teksa po hynte të bënte kallzimin Erion Muratajn. Menjëherë policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit këtë shtetas.
Erion Murataj aktualisht është kryetari i komisionit të përkohshëm hetimor ngritur nga Këshilli bashkiak Elbasan për të hetuar vdekjen e ish punonjësit të ASHPR Eduard Balliu.