Kanosi me armë zjarri bashkëmoshatarin/ Kamëz, vihet në pranga 15-vjeçari

0
5

Një 15-vjeçar është arrestuar në Kamëz në kuadër të operacionit policor të koduar “Gun”.

I mituri, të hënën e 16 dhjetorit kishte kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç.

Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al