Sipas një raporti të ri nga Intelligencer, një “specialist i sigurimit të votave” i quajtur Steve Kramer pretendon se Kanye West është tashmë “jashtë gare” pasi themeluesi i Yeezy-t kishte punësuar 180 njerëz staf, me pagesë dhe vullnetarë, për ta ndihmuar atë të sigurojë firmat e nevojshme.
Kramer ishte një nga punonjësit e fushatës së punësuar nga West që do ta ndihmonte atë për ta çuar emrin në fletëvotimin në Florida, Karolinën e Jugut dhe shtetet e tjera.
Specialisti pretendon se kishte “mbështetje të madhe” për ta dërguar reperin drejt votimeve. Por i pyetur pse West po e braktiste garën e tij presidenciale, Kramer nuk dha shumë sqarime: “Unë do t’ju njoftoj për atë që di, pasi të anuloj të gjitha gjërat tona”.
Një burim i veçantë, i cili mbetet anonim, pohoi se njerëzit e punësuar do të paguheshin 5,000 dollarë për të ndihmuar West të mblidhte nënshkrime në Florida për të përmbushur afatin e votimit të 15 korrikut.
Reperit i duheshin 132,781 nënshkrime të vlefshme nga votuesit në Florida në më pak se një javë.
Një sondazh kombëtar tregoi se vetëm 2% e votuesve ishin duke menduar të zgjidhnin Kanye-n në zgjedhjet e nëntorit.
Reperi njoftoi planet e tij për të kandiduar për president më 4 korrik, dhe me sa duket ëndrra e tij e madhe zgjati vetëm 10 ditë.
Ndërkohë pritet që ai të njoftojë personalisht tërheqjen nga gara.