Reperi Kanye West, deklaroi në ditën e pavarsisë së SHBA-së se do të kandidojë për president të saj. Bashkëshorti i Kim në një intervistë për Forbs dha detaje më shumë rreth kandidaturës së tij, por nga shumë njerëz kjo intervistë u quajt ‘e pakuptimtë’.
Sipas mediave ndërkombëtare, Kim Kardashian është tepër e shqetësuar për Kanye West pas deklaratave të tij të fundit në lidhje me kandidaturën për President të SHBA.
Kim nuk e ka komentuar ende publikisht intervistën e Forbes të bashkëshortit të saj, por burime të afërta me yllin e reality show thonë se ajo e kupton që Kanye e kalon një fazë të tillë ndonjëherë.
(I.A. Dosja.al)