Rrugët e Kabulit janë në kaos, pasi talebanët njoftuan se kishin marrë kontrollin.
Radhë të gjata automjetesh shihen në videot e publikuara në rrjetet sociale, pasi qytetarët afganë po tentojnë të largohen.
Në të njëjtën kohë, pavarësisht garancisë së paqes nga ekstremistët, dhuna duket se po përshkallëzohet. Agjencitë e huaja të lajmeve raportuan se të shtëna u dëgjuan në Kabul, ndërsa të dielën pasdite kishte raportime për dhjetëra njerëz të plagosur në konflikt.Gjithashtu, Ambasada Amerikane tha në një deklaratë se kishte të shtëna me armë në aeroportin e Kabulit. g.v/abcnews.al