Kapen 60 qengja dhe keca “pa letra” në Elbasan

0
193

Komisariati Policisë Librazhd ka ndaluar një makinë kamionçinë me targa AA 069IX me të cilën po transportoheshin 60 krerë bagëti pa dokumentacionin e duhur.

Në një operacion të organizuar nga Drejtoria Rajonale Qarku Elbasan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe sektori Veterinar i Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve ndaluan në aksin Përrenjas-Librazhd automjeti që po transportonte kafshët.

Postblloqet për ndalimin e tyre u ngritën pas informacioneve të marra nga Korça ndërsa personat përgjegjës së bashku me kamionçinën me kafshë  janë shoqëruar për në policinë e Librazhdit.

Ndërkohë, kanë ardhur specialistët e Krimit Ekonomik Elbasan për të verifikuar situatën dhe dokumentacionin. Specialistët e Policisë dhe autoritetet veterinare po kontrollojnë origjinën e kafshëve dhe më gjerë.

Nga inspektimi për lëvizjen e kafshëve u konstatua se makina me qengja vinte nga Korça dhe destinacion Tiranë me 30 krerë qengja e 30 krerë keca, me pronar Shkelzen Dinoshi.

/abcnews.al/