Kapet adoleshenti përgjegjës për vjedhjen e llogarive të Bill Gates dhe Barack Obama

0
232

Një adoleshent britanik është akuzuar për sulmin kibernetik ndaj Twitter dhe vjedhjen e Bitcoins-ave me vlerë mijëra dollarë. Këtë ai e arriti duke marrë nën kontroll llogaritë e personave të famshëm.

Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi Mason Sheppard nga Bognor Regis, për përpjekje për mashtrim, pastrim parash dhe sulmin kibernetik.

Sheppard besohet se ishte një nga tre personat përgjegjës. Skuadra arriti të hakonte llogaritë e Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama dhe i përdori ato për të postuar link-e për në portofole Bitcoin.

Më shumë se $100,000 u vodh gjatë skemës së mashtrimit.

Dënimi mund të arrijë deri në 45 vjet burgim.

syri