Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”.Një 22-vjeçar nga Shkodra u arrestua në flagrancë teksa merrte një pako me 7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja, në një degë postare në Vorë. Policia ka shpallur në kërkim edhe porositësin e drogës, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.