Kapet me armë zjarri pa leje në banesë, pranga 29-vjeçarit në Durrës

0
2

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, duke finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”. Si rezultat i këtij aksioni, u arrestua në flagrancë një 29-vjeçar, i cili mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në inteligjencën policore dhe kontrollet intensive, arrestuan shtetasin Haki Koka, 29 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore. Policia e Durrësit vijon operacionet për goditjen e krimeve që cenojnë sigurinë publike dhe bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.