Katër automjete janë vjedhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës.
Policia ka arrestuar autorin, L. Sh., 42 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.
Nga veprimet hetimore, këqyrja e pamjeve filmike dhe informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes në 4 automjete, ngjarje të ndodhura më datë 31.01.2026, në qytetin e Korçës.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


