“Karajfilat” s’do jenë në Elbasan, Shkodra lihet jashtë Festivalit Tipologjik Kombëtar të këngës popullore

0
142

Shkodra është lënë jashtë Festivalit Kombëtar Folklorik Tipologjik për herë të parë në 25 vite. Drejtuesit e qendrës kulturore “Pjeter Gaci” thonë se si argument u kanë dhënë plotësimin e numrit të pjesëmarrësve të planifikuar.

Për herë të parë pas 25 vitesh, Shkodra nuk do të jetë pjesë e Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të këngës popullore qytetare në Elbasan.

Drejtuesit e qendrës kulturore “Pjeter Gaci” thonë se vendimi qendrës kombëtare të veprimtarive artizanale, ka argument absurd.

Ndaj bëjnë thirrje Ministrisë së Kulturës të reflektojë, pasi po penalizohet një komunitet i tërë artistik.

“Këngën e bukur shkodrane nuk mund ta penalizojë askush, ka ardhur nga gjeneratat këtu dhe ne kemi për detyrë ta mbrojmë. Na thonë ose do të vini 12-15 vetë ose jeni të penalizuar.”

Kënga shkodrane, e shpallur si një ndër 7 kryeveprat e trashigimisë kulturore nuk mund të jetë peng i të tilla vendimeve shprehen artistët.

“Nuk ka në glob ku flitet shqip mos me u këndu popullore qytetare shkodrane, është e pamundur. Na kanë zili.”

Thuajse çdo vit nga ky Festival Shkodra është kthyer me vleresime, duke marrë vendet e para si me interpretimet solo të artistëve, ashtu edhe si grup