Falsifikimi i kartmonedhave është kthyer në një problem në Shqipëri për shkak se po sofistikohet dhe po kryhet në mënyrë të hapur. nga fillimi i vitit policia ka sekuestruar 423.500 euro të dyshuara si të falsifikuara. Prerja 200 euro duket se është më e preferuara nga falsifikatorët të cilët së fundi kanë shpërndarë në rrjetet sociale njoftime se eurot e falsifikuara nuk zbulohen as nga pajisjet e prodhuara për këtë qëllim.
Falsifikimi i kartmonedhave është kthyer në një fenomen që po ndodh hapur. Nga janari deri në maj të këtij viti në prokurori janë referuar 22 raste të falsifikimit të monedhave. Ato kanë të bëjnë kryesisht me rastet kur persona të ndryshëm kanë blerë produkte në dyqane me para të falsifikuara. Nga të dhënat e policisë rezulton se vetëm 16 prej këtyre episodeve janë zbardhur.
Burimet e thanë Ora News se nga fillimi i janarit prerja më e falsifikuar ishte ajo 200 euro, ku më pas renditet prerja 500 euro, 100, euro dhe më pas 5 euro.
Në total nga ana e policisë janë sekuestruar një shumë prej 423.500 Euro të falsifikuara. Por edhe dollari amerikan ka rënë në duart e falsifikatorëve. Në total janë sekuestruar 995 copë me prerje 100 dollarëshe. Ndërsa për lekun shqiptar deri më tani nuk është referuan ndonjë rast.
Këtë aktivitet të paligjshme trafikantet e kanë shtrirë edhe në rrjete sociale. Në “Tik Tok” ka mjera video të tilla ku persona të pa identifikuar shesin kartmonedha. Në video falsifikatorët thonë së monedhat nuk pikasen as nga lapsi i prodhuar për identifikimin e prerjeve të parregullta.
Burime nga krimi ekonomik-financiar thonë se po e vëzhgojnë dyqanet që marrin para cash por edhe klubet e natës, ku trafikantet e kanë më të lehtë tregtimin dhe futjen e monedhave të falsifikuara për shkak të pagesave cash dhe mungesës së kontrollit.