KAS gjobit Erion Veliajn dhe Margaritin/ Zhvilloi takim elektoral në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit

0
147

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur këtë të hënë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministren e Kulturës, Elva Margariti

Konkretisht, kryebashkiaku socialist është gjobitur me 155 mijë lekë. Ndërkohë, Margariti dhe drejtoresha e Teatrit, Abigeila Voshtina janë gjobitur me 2 500 lekë.

Shkak është bërë një takim elektoral që Veliaj ka zhvilluar së bashku me Margaritin në mjediset e hollit të Teatrit të Operës dhe Baletit me artistë të disa institucioneve në varësi të Bashkisë Tiranë dhe ministrisë së Kulturës.

Vijon…