KAS vendos rinumërimin e votave për Belshin

0
77

KAS ka vendosur të bëjë rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh. Rinumërimi është caktuar të kryhet ditën e martë, 6 qershor, në orën 13:30.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, vendosi të pranojë ankimimin e bërë nga përfaqësuesit ligjor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me procesin e numërimit në Belsh.

Ata pretendojnë se rreth 60 fletë votimi rezultojnë të vlefshme, ndërkohë që shënimet janë të ndryshme nga ato që lehohen nga KQZ. Sipas tyre të gjithë këta vota që duhet të konsideroheshin të pavlefshme janë llogaritur për Partinë Socialiste.

Kujtojmë se ditën e sotme në KAS do të mbahet dhe procesi i rinumërimit për të gjitha votat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ku difernca e fituesit të Partisë Socialiste me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” ishte shumë e ngushtë dhe përmbysja erdhi nga kutia e burgut të Rrogozhinës.`\euronews