- Antari i Këshillit Bashkiak i Partise Socialdemokrate Erion Murataj nisur nga situata me inceneratorin ka kërkuar që të zhvillohet një mbledhje urgjente e këshillit bashkiak për të diskutuar mbi marrjen e masave për zgjidhjen e kësaj situate e cila po dëmton shëndetin e qytetarëve!
- Gjatë ditës së sotme Murataj ka bërë publike edhe dokumentat ku konfirmohet gjendja alarmante në landfillin e Elbasanit.
- Prej muajit dhjetor impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan ka kaluar në remontin e rradhës. Mbetjet e bashkive të qarkut që po grumbullohen pranë landfillit po lartësojnë malin e plehrave të patrajtuara. Për ekspertët e mjedisit situata është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Ballina ELBASANI SOT “Katastrofa nga inceneratori në Elbasan” Murataj kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak