Kate Middleton dhe Princi William sot festojnë dhjetë vjetorin e martesës

0
192

Kate Middleton dhe Princi William sot festojnë përvjetorin e martesës.

Për 10 vjetorin e martesës së tyre ata kanë pozuar një set të ri fotografik të cilët janë shfaqur veshur në ngjyrë blu.

Çifti ndanë imazhe në faqen e tyre në Twitter të cilët u shfaqen tejet të lumtur krahë të njëri-tjetrit.

Kate u shfaq me një triko të kaltër me mëngë të tejdukshme, gjersa në pjesën e poshtme tërësisht në të bardhë. Nga ana tjetër, William mbante një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona.

Në fotografinë e parë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin të ulur pranë një sfondi të gjelbëruar, gjersa në të dytën, ata përqafuan njëri-tjetrin ku po qëndronin pranë një ndërtese.

“10 vite”, ka qenë përshkrimi i imazhit të parë. “Bërë këtë javë përpara 10 vjetorit të martesës së Dukës dhe Dukeshës”.

Ndryshe, që nga dasma e tyre, dyshja kanë tre fëmijë: Princi George, shtatë vjeç, Princesha Charlotte, pesë vjeçe dhe Princi Louis, tre vjeç.

Në foton e parë, çifti është ulur në një trung peme. Dukesha ka veshur një fustan blu të çelët, ndërsa William një triko ngjyrë blu, një kombinim klasik i ngjyrave për dyshen pasi ,në nëntor të 2010-ës, ata njoftuan fejesën e tyre ndërsa ishin të veshur me blu. “10 vjet”, shkruan çifti krahas fotos.

Princ William dhe Kate Middleton festojnë 10 vjetorin e martesës dhe

Ndërkohë, në foton e dytë, Dukesha është mbështetur në krahët e bashkëshortit të saj.Dasma e tyre, më 29 prill 2011 në Abacinë Westminster, ishte ceremonia spektakolare e vitit, pasi u ndoq nga miliona njerëz.

Princ William dhe Kate Middleton festojnë 10 vjetorin e martesës dhe

Shumë gjëra kanë ndodhur dekadën e fundit, si largimi i Princit Harry dhe Meghan Markle nga pallati mbretëror  dhe vdekja e Princit Philip. Megjithatë Kate dhe William, kanë mbetur krahë njëri- tjetrit, pavarësisht trazirave që kanë ndodhur në familje.