Ka nisur protesta para bashkisë së Vlorës nga qytetarët, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.
kanë nisur dhe përplasjet e para në ambientet e jashtëm të bashkisë.
Banorët e revoltuar kërkojnë të hyjnë në bashki me bidona në duar, duke sharë dhe ofenduar.
Hapeni derën, ose do e thyejmë! Duam ujë”, dëgjohen të thonë banorët, teksa përplasen me policinë.
“Me dorë mos prek! Mos prek me dore, hiqe dorën”, i thotë një nga efektivët qytetares, e cila përgjigjet duke thënë “Me popullin mos u merrni”.
Banorët thonë se mungesa e uji sjell edhe epidemi.


