Duke nisur nga 11 janari pushteti qendror dhe vendor do të ndalohet që të përdorë burimet shtetërore për aktivitete elektorale.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me anë të një njoftimi kujton institucionet e shtetit se 4 muaj para zgjedhjeve nuk lejohet shpërndarja e lejeve të legalizimit.Kështu duke nisur nga 11 janari në 11 maj, do të ndalohet promovimi i investimeve të kryera, në rrugë, rindërtim, energjetik dhe çdo sektor tjetër.
KQZ thote se gjatë zhvillimit të veprimtarive me karakter politik/elektoral ndalohet pjesëmarrja e nëpunësit dhe funksionarit publik gjatë orarit zyrtar.
Po ashtu ndalohet përdorimi i burimeve publike, përdorimi i simboleve, logove apo të tjera të ngjashme të institucioneve publike.
Ndalohen deklarime në emër të institucionit publik nga pjesëmarrësit, pavarësisht faktit se ata mundet të jenë drejtues të këtyre institucioneve, apo pjesë të organikës së tyre.
Gjithashtu ndalohet pasqyrimi i këtyre veprimtarive në rrjetet sociale të institucioneve publike.
Procesi i raportimit të të gjithë veprimtarive me karakter publik nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve është detyrim ligjor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përgjegjësinë dhe detyrimin ligjor t’i mbikqyrë, raportojë dhe ndalojë ato.
Të gjithë institucionet publike qendrore e vendore, që ushtrojnë veprimtari të karakterit publik si dhe KQZ e administrata e saj respektojnë të gjitha rregullat normuese që kanë të bëjnë me procesin e njoftimit të veprimtarive publike sipas afateve kohore të vendosura në Kodin Zgjedhor, dhe kryejnë të gjitha procedurat që lidhen me këtë detyrim ligjor, me përgjegjësi e në përputhje me legjislacionin përkatës.
Neni 91 dhe 92 i ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe vendimi nr. 9, datë 24.12.2020, i Komisionit Rregullator “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, i ndryshuar, përcaktojnë rregulla për veprimtaritë publike të institucioneve në periudhën katër muaj përpara datës së zgjedhjeve.
Në kuptim të dispozitave të sipërcituara sjell në vëmendjen tuaj sa më poshtë vijon:
14. Ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 11 janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit.
15. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë.
16. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 10 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme.
17. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 10 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale.
18. Titullarët apo personat përgjegjës për drejtimin/administrimin e qendrave multifunksionale, qendrave kulturore dhe ambienteve sportive duhet të kalendarizojnë paraprakisht vënien në dispozicion në mënyrë asnjanëse të ambienteve për të gjithë subjektet zgjedhore apo kandidatët pa favorizuar asnjë prej tyre.
19. Drejtuesi i institucionit, apo edhe funksionarë të tjerë pjesëmarrës, edhe pse njëkohësisht mundet të kenë status, apo angazhim politik, në një aktitivitet institucional, nuk duhet të përfaqësojnë as direkt dhe as indirekt këtë profil të dytë të tyre.
20. Punonjësi i administratës shtetërore i cili është regjistruar si kandidat për zgjedhjet pezullohet nga detyra nga momenti i regjistrimit të tij si kandidat deri në datën e përfundimit të numërimit të votave në zonën ku kandidon. Për nëpunësit, marrëdhënia e punës të të cilëve rregullohet nga Kodi i Punës, në rastet kur nuk njoftojnë për kandidimin në zgjedhje, meret masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.