Katy Perry është bërë nënë për herë të parë!
Ajo dhe bashkëshorti i saj Orlando Bloom janë bërë prindër të një vajze të quajtur Daisy.
“Ne jemi zhytur në dashurinë që na solli ardhja e shëndetshme e vajzës sonë!- është shprehur çifti për UNICEF. “Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq të paqtë sa e jona ishte. Qëkur Covid-19 është shfaqur për shumë të porsalindur rreziku është rritur.
Daisy Dove është vajza e parë e Katy-it dhe e dyta për Orlandon. Aktori është gjithashtu baba i një djali të quajtur Flynn, 9 vjeç nga martesa me Miranda Kerr.
Para se të sillte në jetë bebushen, në intervista të ndryshme këngëtarja është shprehur se gjithmonë ka dashur të ketë fëmijë.
“Unë kam qenë ajo vajza, ose jam akoma që e ka patur gjithmonë një kuti me rroba bebesh, edhe para se ta çoja nëpërmend si ide, madje dhe para se të kishte një Orlando Bloom. Mendoj se gjithçka po ndryshon. Para disa vitesh nuk ndihesha gati, bëra gjithë sa kisha në dorë për të qenë gati, tani jam. Eshtë thjesht koha ime, koha ime e duhur.”
© SYRI.net