Kë do vrisnin? Kapen dy mina, dalin pamjet e arrestimit

0
1377

Dy mina me telekomandë janë sekuestruar mbrëmjen e së martës në Durrës. Me finalizimin e operacionit të koduar policor “Terminali” është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre Paulin Deda, 34 vjeç.

Minat do të shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro.

Deda, banues në Milot ka qenë edhe më parë i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ai u ndalua në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur “Terminali i autobuzëve”, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën minat.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /abcnews.al/