Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Vlorës. Gazetarja e Faxneës, Afrovita Hysaj raporton se forca policie kanë “blinduar” hyrjen e qytetit.
Aksioni i policisë vjen pas informacioneve për qarkullim të personave me armë. Në “sitën” e policisë janë të gjithë automjetet që hyjnë në qytet.
Rikujtojmë se dje policia e shtetit njoftoi për një operacion në të gjithë vendin, ku u arrestuan 25 persona, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.