“Ke shkelur Kushtetutën!”Avokati thirrje Gledis Nanos: Drejtor po luan me zjarrin! Kryeministër ule hundën, e di fatin e diktatorëve

0
145

Ndërsa kërkoi lirimin e të arrestuarve së bashku me një grup protestuesish para drejtorisë së Policisë së Tiranës, avokati Zaçe Islami tha se vendimi i kryeministrit Edi Rama për të ulur në 217 lekë litrin e naftës nuk është i mjaftueshëm dhe as përfundimtar.

Duke e konsideruar një mashtrim, ai e pyet Ramën se çfarë do të ndodhë pas 15 marsit?

Islami: Sot kryeministri na mashtroi përsëri. Ka ulur në 217 lekë naftën dhe 93 lekë gazin ndërkohë që zbritja e çmimit duhet të shkojë 130-140 lekë për litër. Kryeministrin e  gënjen mendja. Çfarë do të ndodhë pas datës 15 mars? Do na bësh transparencë? Na hiq qafe oligarkët. Zbrit çmimet, ulu  në bisedë me popullin, ule hundën se e di ku përfundojnë diktatorët.

Mesazhet nuk i kurseu as për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Duke i bërë me dije se ka shkelur Kushtetutën me arrestimet masive të pamotivuara të protestuesve, Islami i bëri thirrje Nanos të tërheqë policët te institucionet dhe të mos provojë me ta protestuesit.

Islami: Kam një porosi për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit: Mos i përdor policët mish për top! Mos na i vër policët kundra, janë djemtë dhe vëllezërit tanë, kanë familje dhe do ushqejnë familjet por jo duke na rrahur ne. Së dyti hiq provokatorët që provokojnë protestuesit. Kujdes drejtor se po luan me zjarrin, popullit i ka vajtur ku nuk mban më. Policët të kenë kujdes, mos të merren me qytetarët,  të ruajnë objektet dhe aq. Askush nuk dogji, nuk qëlloi nuk preku asgjë, pse i arreston njerëzit, pse i ke mbushur burgjet plot? Zoti drejtor po të flas si jurist, ke shkelur Kushtetutën, do përgjigjesh, mos u habit. Largoji policët nga provokimet!