Keane reagon: Gjatë karrierës isha më i sjellshëm e i butë sesa që duhet

0
266

Vetëm disa ditë pas kritikave të ashpra drejt portierit David De Gea për gabimin në ndeshjen kundër Tottenhamit, legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane, ka thënë se ai kishte qenë më i sjellshëm sesa që duhet gjatë karrierës së tij.

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit njihet si njëri ndër lojtarët më të ashpër dhe më kritik ndaj edhe bashkëlojtarëve të vet kur ata nuk ishin në formën e tyre më të mirë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, irlandezi thotë se ai në fakt ishte më i sjellshëm sesa që duhet dhe thotë se pendohet që i kishte trajtuar shumë persona me mirësi gjatë karrierës së tij si lojtar.

“Nganjëherë isha shumë i ashpër, nganjëherë isha shumë i butë. Nëse do të kthehesha ta shikoj me sy kritikë karrierën time dhe sjelljen time me njerëz, edhe si trajner, nganjëherë isha më i sjellshëm sesa që duhet”, ka thënë Keane.

“Njerëzit më kanë therur drejt e një gjoks, jo në shpinë. E gjitha kjo ndodhte vetëm për shkak se kisha qenë shumë i mirë me ta”.

Keane nuk frikësohej kurrë ta ngrinte zërin. Karriera e tij në Manchester United kishte marrë fund pas një interviste të censuruar ku ai i kishte sharë bashkëlojtarët e tij dhe e kishte nxitur Sir Alex Fergusonin t’ia marrë shiritin e kapitenit dhe ta shesë në Celtic. /Gazeta Express/