‘Kemi qëndruar një orë të lidhur’! Flet çifti i moshuar që u grabit gjatë natës

0
110

Malësi e Madhe- Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë natës së kaluar në Vermosh.

Hajdutët hyjnë në banesën e të moshuarve dhe pasi i dhunojnë, i lidhin, u marrin edhe paratë.

Gruaja e dhunuar tregon: Më thanë ku i keni parate. Ne i thamë qe nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kanë marrë paratë dhe me pas janë larguar duke na lënë të lidhur. Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë.

Aty kam marrë një thikë dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe më pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autorët nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjellë djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.