Këngëtaren shqiptare e ngatërrojnë për latine, ju jep një përgjigje

0
221

Këngëtarja, Linda Halimi, ka dy vite që nuk është aktive në muzikë, megjithatë ajo qëndron gjithmonë e lidhur me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Ajo ndan shpesh momente nga përditshmëria, duke nisur me videot për kujdesin e trupit e deri tek ato më vogëlushen e saj, Kaimana. Ajo ka dhe shumë fansa të huaj, duke qenë se prej vitesh jeton në Amerikë.

Edhe pse këngëtarja gjithmonë e ka treguar origjinën e saj, disa ndjekës të huaj e kanë ngatërruar me latine. Ajo ka marrë shumë mesazhe të tilla së fundmi, ndaj ajo ka vendosur t’iu përgjigjet publikisht të gjithëve.

“Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova”, ka shkruar Lindita në një postim.

Kujtojmë se Linda pritet që të konkurrojë këtë vit në “Kënga Magjike” me shumë emra te njohur të muzikës shqiptare.

Për herë të fundit ajo ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Want my love”, që u prit mjaft mirë nga publiku.