Këngëtarja Ariana Grande, e cila asnjëherë nuk i ka fshehur problemet me shëndetin mendor, ka dhuruar 1 milionë dollarë në mbeshtetje të atyre personave që përballen me probleme të tilla. Duke përdorur emrin e saj, ata do të përfitojnë terapi falas.
Me dhjetëra persona që vuajnë nga problem të shëndetit mendor do të mund të marrin terapi falas falë një kontributi prej 1 mln dollarësh që këngëtarja Ariana Grande ka dhuruar për të mbështetur këtë kategori.
Këngëtarja po bashkëpunon me aplikacionin e terapisë dixhitale “BetterHelp” për të siguruar që sa më shumë njerëz të marrin ndihmë mjekësore për problemet e shëndetit mendor. Ata mund të përdorin emrin e saj si kod.
“E entuziazmuar që po punoj me @betterhelp për të dhuruar $1.000.000 terapi falas!”, shkroi Ariana në postimin e saj në Instagram.
Me herët këngëtarja Grande ka folur për problemet e shëndetit mendor dhe dobinë e terapisë në tejkalimin e problemeve si ankthi dhe depresioni.
Disa nga ngjarjet e viteve të fundit si bombardimet në Mançester në 2017, ndarja me të fejuarin Pete Davidson dhe vdekja e ish-të dashurit të saj, Mac Miller ndikuan në përkeqsimin e gjendjes së saj.
28-vjeçarja njihet si filantrope në kauza në mbështetje të njerëzve në nevojë dhe jo vetëm.
Dy vjet më parë ajo dhuroi të gjitha fitimet nga koncerti i saj i fundit në Atlanta, kryeqyeti i Xhorxhias, për Federatën e Planifikimi Familjar. Mediat konfirmuan një donacion prej 250 mijë dollarësh.
ora tv