Koncerti i këngëtares së famshme, Taylor Swift, në Çikago duket se nuk ka kaluar pa incidente. Para rreth 60 mijë fansave, ylli i muzikës pati një problem.
Siç ka treguar vetë këngëtarja, një insekt i hyri në gojë teksa këndonte dhe ajo e ka gëlltitur.
Spektatorët e pranishëm në koncertin e Swift kanë arritur që t’a filmojnë këtë moment. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet Taylor teksa ndal këngën dhe nis të kollitet.
“Kam gëlltitur një insekt. Kërkoj falje”, tha këngëtarja me famë botërore në ato momente.