Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një seri fotosh të reja në Instagram, ku shfaqet më provokuese se kurrë.
Në fotot e fundit, Tuna ka zgjedhur një bluzë të zezë me kopsa, që i ngjan një korseje moderne dhe të tejdukshme, duke theksuar linjat trupore me finesë. Veshja është kombinuar me një fund të shkurtër dhe një grim dominues.
Pozat e saj elegante dhe provokuese kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
Tuna vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur dhe më me ndikim në skenën muzikore shqiptare, duke ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen me pamjen dhe stilin e saj unik.


