Këngëtarja në gjendje të rënduar/ Dua Lipa në trajtim mjekësor

0
151

Dua Lipa ka ndarë një sërë fotografish që dokumentojnë rutinën e saj të kujdesit për veten, teksa po përgatitej për performancën në Madison Square Garden.

Image

Këngëtarja 26-vjeçare publikoi disa foto, duke përfshirë një selfie ku pozoi me disa syze dielli gjatë rrugës për shou.

Ajo ndau gjithashtu një pamje të vetes nga shtrati, nëpërmjet së cilës tregoi se është duke marrë edhe trajtim mjekësor.

Image

Ylli ka dokumentuar turneun e saj në “Instagram” që kur filloi më 9 shkurt në Miami, Florida.

Këngëtarja e shkroi në postim: “11 shfaqje të realizuara – MSG nesër”.

 

Fansat e shqetësuar reaguan menjëherë në “Instagram” për t’i dërguar dashuri dhe i kërkuan që të ‘kujdeset’ për veten gjatë turneut.

Image

 

Lipa njoftoi më parë se do të nisë një turne në mbështetje të albumit “Future Nostalgia”, që e solli në vitin 2020.

 

Shfaqjet ishin caktuar të mbaheshin në Mbretërinë e Bashkuar dhe nëpër Evropë.
Megjithatë, ajo fillimisht ishte detyruar t’i shtynte të gjitha datat për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.

© SYRI.net