Këngëtarja shqiptare flet troç: Kush e mendonte se 30 vjeç do isha pa martuar?

0
200

Bebe Rexha ka improvizuar një bisedë në ‘Tik Tok’ duke marrë shkas nga çfarë pyetjesh do i bënte vetes kur ishte 17 vjeçe.

Pyetjet ishin nga më të ndryshmet, duke nisur nga karriera dhe deri te dashuria, për të cilën fansat e këngëtares kanë një kuriozitet shumë të madh.

Bebe është shprehur se si 17 vjeçare do ta pyeste veten nëse do të kishte një çmim ‘Grammy’ në moshën 30-vjeçare dhe përgjigja është: “Jo, nuk kam, por jam nominuar dy herë”.

Përsa i përket ndjenjave, ndonëse e lidhur me regjisorin Keyan Safyari, këngëtarja tha:

“Unë e di që tani kemi menduar se do të isha martuar. Por rëndësi ka që gjeta dikë që më do dhe e dua”./abcnews.al