Referuar sistemit “TIMS” 2006-2013, rezulton se në 23 raste në Amerikë dhe 42 në vendet e BE; Fatmiri e Eli kanë udhëtuar bashkë si “Delegacion pune”, kur në fakt këngëtarja shkonte për koncerte private, ndërsa “princi” e shoqëronte.
Fatmir Mediu, me fondet publike në vitet e pushtetit 2005-2013, lidhur me emërimet e pagat fiktive mujore, që ka dhënë kur ishte ministër i Mbrojtjes dhe ministër Mjedisi.
Sipas informacionit me burim konfidencial nga Thesari i Shtetit, thuhet se këngëtarja Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”, drejtori që nuk ka ekzistuar fare, por u sajua nga Fatmir Mediu.
Edhe pas muajit mars 2008, kur Mediu iku për shkak të Gërdecit; këngëtares Eli Fara i vazhdoi paga nga ministri pasardhës Gazmend Oketa, të cilit iu la “amanet” mos ta hiqte nga borderoja, ndërsa në shtator 2009 kjo drejtori u shkri me gjoja “suprimim strukture”.
- Te infektuar: 107768
- Sheruar: 105345
- Vdekur: 2258
Këngëtarja shqiptare mori 8 vite pagë si ‘drejtoreshë’ në dy ministri dhe 65 udhëtime
Referuar sistemit “TIMS” 2006-2013, rezulton se në 23 raste në Amerikë dhe 42 në vendet e BE; Fatmiri e Eli kanë udhëtuar bashkë si “Delegacion pune”, kur në fakt këngëtarja shkonte për koncerte private, ndërsa “princi” e shoqëronte.
Fatmir Mediu, me fondet publike në vitet e pushtetit 2005-2013, lidhur me emërimet e pagat fiktive mujore, që ka dhënë kur ishte ministër i Mbrojtjes dhe ministër Mjedisi.
Lexo Edhe:
Dje u dënua, Fjolla Morina sot bën veprimin e çuditshëm në Facebook
Sipas informacionit me burim konfidencial nga Thesari i Shtetit, thuhet se këngëtarja Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”, drejtori që nuk ka ekzistuar fare, por u sajua nga Fatmir Mediu.
Edhe pas muajit mars 2008, kur Mediu iku për shkak të Gërdecit; këngëtares Eli Fara i vazhdoi paga nga ministri pasardhës Gazmend Oketa, të cilit iu la “amanet” mos ta hiqte nga borderoja, ndërsa në shtator 2009 kjo drejtori u shkri me gjoja “suprimim strukture”.
Mirëpo, këngëtarja nuk mbeti pa pagë drejtori, mbasi Fatmir Mediu që kishte dobësi për zërin e saj; kur shkoi ministër Mjedisi e emëroi “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”; drejtori të cilën e sajoi, për t’i ngrohur xhepin këngëtares së zemrës.
Sipas letrave, për këngëtaren nuk paska qenë vetëm paga e majme prej 8 vitesh, por dhe dietat e shumta, që paguheshin nga buxhetet e e dy ministrive, me shënimin “Udhëtime pune”, të saja e urdhëruara nga shef Fatmiri; madje me disa ditë qëndrimi në shtetet e SHBA-BE e deri në vende ekzotike.
Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se shefi, Fatmir Mediu dhe vartësja zyrtare Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste në shtete të BE.
Ndërsa në total, në afro 8 vite, këngëtarja ka udhëtuar 150 herë me shpenzime të shtetit, si Drejtore Drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Mjedisit në formë “shërbimesh pune”; për të cilat, numrin e ditëve dhe faturat për hotele-restorante i miratonte ministri Mediu,
Sipas dokumentacionit, shumica e faturave dhe biletave janë fotokopje; por auditet e brendshme në këto ministri; kanë vërtetur se Fatmiri e Eli, nuk kanë udhëtuar për qejf me milionat e shtetit; por vetëm për shkak të detyrës si “Delegacion pune” të dy ministrive përkatëse.
Në fakt, Eli Fara shkonte për koncerte private, ndërsa “princi” e shoqëronte, deri sa i vodhi dhe zanatin duke u bërë vëtë këngëtar dasmash, sidomos duke u praktikuar te vila që i ka bërë dhuratë në SHBA.
Gjithçka mund dhe duhet ta verifikojë SPAK-u, madje dhe një fjalë që vazhdon qarkullon në Ministrinë e Mjedisit; sikur Fatmir Mediu i ka dhënë 500 mijë dollarë vajzës së këngëtares, për një projekt fantazmë “Rinia e Parqet malore”, maskuar pas një OJF-je. /Pamfleti