Keni fshirë fotot në Instagram? Si mund t’i riktheni

0
168

Le ta pranojmë, të gjithë në një moment kemi fshirë ose një foto nga Instagrami dhe më pas jemi penduar. Megjithatë, tani ka një zgjidhje për t’i rikthyer ato.Megjithatë, postimet e fshira nuk do të jenë të disponueshme përgjithmonë për t’u rikuperuar, por vetëm për 30 ditë. Nëse nuk rikuperohen brenda kësaj periudhe, atëherë ato fshihen përgjithmonë dhe në mënyrë të pakthyeshme! Ndërsa historitë do të qëndrojnë vetëm për 24 orë! Fotografitë, videot dhe historitë e fshira do të transferohen automatikisht në seksionin “Fshirë së fundi”.

Instagram e mori këtë vendim në mënyrë që nëse llogaria hakerohet dhe përmbajtja e saj fshihet, ajo të mund të rikthehet.