Obeziteti nuk njeh të ndalur si tek të rriturit ashtu dhe te fëmijët. 10 vitet e fundit të gjitha shtetet raportojnë më shumë persona mbipeshë për shkak të kequshqyerjes.
Përjashtim nuk bën as Shqipëria edhe kur flitet për fëmijët. Organizata Botërore e Shëndetësisë e sheh të zymtë përpjekjen e vendeve për të frenuar obezitetin siç njihet ndryshe pandemia e heshtur.
E nëse obeziteti po njeh vetëm rritje, vitet e fundit, Shqipëria ka përmirësuar problematikat që vijnë nga nënushyerja. Sot kemi më pak fëmijë nënpeshë dhe nën normën e duhur të gjatësisë.
Krahas shumë problemeve që shkaktoi pandemia e Covid-19, të vetmin efekt pozitiv që dha izolimi dhe kujdesi i shtuar për shëndetin ishte konsumimi i ushqimeve të shëndetshëm edhe ngrënia e vaktit më të rëndësishëm edhe nga fëmijët, mëngjesi.
Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për konsumin e fruta-perimeve nga fëmijët.
Por sipas parashikimeve të OBSH-së, nëse kequshqyerja në mbarë botën vijon me ritmet aktuale, pas një dekade do të kemi 254 milionë fëmijë obezë, pacientë të ardhshëm te sëmundjes së diabetit, hipertensionit dhe zemrës