Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazmend Bardhi ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste dhe Taulant Ballës duke thënë se përdorin institucionet shtetërore për fushatën zgjedhore, ndërsa ka bërë apel ndaj Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të mos bëhen vegla politike dhe të krimit të organizuar.
Gazment Bardhi: Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve në fushatë elektorale. Po mbledhim të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.
Drejtori i policisë se qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD. Do të duhet të zbatojë ligjin nuk duhet ti shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatojë ligjet e shtetit.
Bardhi shtoi se, “Jam angazhuar që ti sigurojë qytetarët që të votojnë të lirë. Asnjë kundërshtar që ka 8-16 vite nuk më tremb por më motivon për një model të kundërt të asaj që Balla ka ofruar në këto vite. Këto bashki vijojnë të jenë njelloj si 8 vite më parë”.
Duke folur për pritshmërinë e PD për rezultatin në Elbasan, Bardhi nuk dha detaje por shtoi se në këtë qark ka pakënaqësi të madhe ndaj qeverisjes së PS.
“Numrin e deputetëve do ta përcaktojë vota, unë do t’i nënshtrohem vullnetit te lirë te qytetarëve të Elbasanit.”
Sipas Bardhi qytetarët e zonës janë në gjendje të mjerueshme përsa i përket varfërisë e cila ka detyruar 75 mijë qytetarë të largohen nga Elbasani në 6 vitet e fundit.