Kërcënohet zyrtari në Elbasan! Policia nis hetimin

0
2

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka kallëzuar një zyrtar se është kërcënuar me mesazh përmes një aplikacioni në celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.