Kërcënoi bashkëjetuesen me thikë, nën hetim 30-vjeçari në Fier

0
66

Një 30-vjeçar ka kërcënuar me thikë bashkëjetuesen e tij.

Pas këtij veprimi policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale E. T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2024, në lagjen nr. 8, Fier, dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, banuese në fshatin Baban, Devoll, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasit O. Sh., 28 vjeç dhe F. Sh., 31 vjeç (të afërm), pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar.