Një 32 vjeçar është ndaluar nga policia e Elbasanit pasi ka kanosur me fjalë drejtuesin e një autobusi të transportit publik dhe disa nxënës të një shkolle 9 vjeçare.
Sipas policisë, dyshohet se shoferi i autobusit dhe nxënësit ka bullizuar fëmijët e tij.
“Ndaluan shtetasin 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Xibrakë, ka kanosur me fjalë drejtuesin e një autobusi të transportit publik, dhe nxënësit e një shkolle 9-vjeçare, të cilët udhëtonin në këtë autobus, me pretendimin se ata kanë bullizuar fëmijët e tij.”, njofton policia