Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin F. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë, bashkëshorten e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-Më datë 21.09.2024, në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik, është gjetur dyshohet i mbytur shtetasi S. H., 70 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.