
Një 37-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi kanosi me armë zjarri një 40-vjeçare. Pas një sherri për motive të dobëta ai ka kërcënuar me pistoletë 40-vjeçaren.
Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar më pas nga policia.
“Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë dhe municion luftarak”, njofton policia./abcnews.al
