Kërcënoi me thikë babanë e tij, arrestohet 26 vjeçari në Elbasan

0
283

Një 26 vjeçar me inicialet B.H, është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka kërcënuar me thikë babin e tij.

I riu e kishte dhunuar atë dhe kishte ushtruar edhe dhunë psikologjike, ndërsa ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij konflikti familjar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhùnë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet  të mprehtë thikë babin e tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Elbasanit lidhur me rastin.

(A.B)/Dosja.al