Kërcënoi me thikë policen, lihet në burg shqiptari

0
105

Është lënë në burg një shqiptar i arrestuar në Itali për kërcënim me thikë.

Në mbrëmjen e 5 shtatorit 2021, karabinierët e stacionit Barberino di Mugello arrestuan një 35-vjeçar shqiptar për kërcënim të rëndë, rezistencë dhe dhunës ndaj një zyrtari publik. Burri u shfaq në kazermë duke treguar pasaportën e tij dhe, pasi kishte hyrë në objekt, papritur nxori një thikë dhe ia drejtoi një karabiniereje, e cila u mbrojt që të mos goditej.

35-vjeçari kishte vazhduar të tundte thikën, por pasi u çarmatos, u arrestua dhe u dërgua në burgun Solliçiano në Firence. Gjyqtari i Gjykatës së Firences ka vendosur ta lërë në burg.

Abc