Një 50-vjeçar u arrestua në Dibër në kuadër të operacionit policor të koduar “Sllova”, ku u u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje.
Ai shtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e kanosi se do ta vriste, me armë zjarri.
Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë 50-vjeçarin, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 5 krehra dhe 267 municion luftarak./abcnews.al