Mësohet se 17 vjeçari i ka vjedhur një 16 vjeçareje llogarinë në Snapchat dhe më pas e ka shantazhuar se do t’i publikonte foto personale nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.
Ka qenë e mitura që ka bërë denoncimin në polici, e cila më pas ka bërë të mundur kapjen e 17 vjeçarit.
Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut./abcnews.al