Kërcënon Putin: Rusia do të kufizojë eksportet ushqimore me vendet “ jo miqësore”

0
133

Putin: Kufizime të mundshme në eksportet e ushqimit në vendet armiqësore

“Perëndimi po përpiqet të shkarkojë gabimet e tij ekonomike mbi Rusinë, për të zgjidhur problemet në kurriz” të Moskës.

Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, cituar nga TASS.

Rusia do të duhet të jetë “më e kujdesshme” me eksportet e ushqimit jashtë vendit, “veçanërisht në vendet armiqësore”, shtoi ai, duke parafytyruar një kufizim eksporti.