“Kërcënuese për jetën, kalohet në hipotermi”/ Alarmi nga stuhia në SHBA: Mos dilni nga shtëpia

0
2

Rreth 200 milionë amerikanë janë paralajmëruar të përgatiten duke nisur nga e premtja për një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër, me reshje të dendura bore dhe ngrica, që përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Metereologët paralajmërojnë për kushte tejet të rrezikshme, teksa fronti ekstrem është duke lëvizur drejt lindjes. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS), tha se kjo valë të ftohti arktik vjen me temperatura nën zero, por për shkak reel feel do të krijojë një ndjesi akoma edhe më të fortë acari. Ekspertët e tij flasin për një të ftohtë që nuk duhet nënvlerësuar, por duhet parë si “një kërcënim për jetën nga hipotermia dhe ngrirja e lëkurës së ekspozuar”.

Zyrtarët amerikanë të transportit, përfshirë autoritetet e aeroporteve në disa qytete të mëdha, kanë paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimeve gjatë fundjavës, vonesa dhe anulime. Stuhia dimërore parashikohet të lëvizë ngadalë nëpër SHBA, duke mbuluar me borë qytete si Memphis, Nashville, Washington DC, Baltimore, Philadelphia dhe New York.