Krisma janë dëgjuar këtë mbrëmje në Shkodër. Raportohet për një të plagosur rëndë në fshatin Stom-Golem.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen, ndërsa burimet bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat. Abcnews.al do t’ju mbajë të informuar në vazhdim për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.