3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti me armë që ka ndodhur pas mesnate në zonën e Mamurrasit.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Fushë Mamurras, ku si pasojë e një konflkti me armë kanë mbetur të plagosur 3 persona, identeteti i të cilëve nuyk dihet ende.
Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbini, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe është sekuestruar një armë kallashnikov.
Në konfliktin që ka nisur fillimisht pranë hekurudhës në Fushë Mamurras ka vijuar më pas dhe në rrugët e qytetit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që përveç 3 personave të plagosur, që pritet tiu komunikohet masa e arrestit, ka edhe të tjerë të shoqëruar.
Policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje të ndodhur rreth orës 01 pas mesnate.