Në mbledhjen me dyer të mbyllura, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që më datë 23 shkurt të thërrasë Këshillin e Imunitetit për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut.
Mbledhja që pritet të mbahet në orën 10:00 të 23 shkurtit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK-u për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës dhe e vënë nën akuzë për “Shkelje të barazisë në tenderë”.


