Nisur nga humbjet e mëdha të pësuar një vit më parë këtë vit fermerët e Peqinit të cilët merren me mbashtrimin dhe rritjen e gjelave të detit rritën më pak shpendë , për këtë arsye ky fundvit duket se do të jetë më I mbarë sa I takon shitjes së tyre. Edhe pse na ndajnë pak ditë nga festat e fundvitit tregëtarët thonë se shitje ka pasur por jo në pritshmëritë e tyre.
Për ata të cilët kanë më shumë shitjet nuk janë të kenaqshme.
Ata që tashmë e kanë marrë gjelin thonë se paratë I kanë plotësuar me shumë sakrifica.
Për pensionistët të ardhurat nuk iu mjaftojnë,madje as shpërblimi I dhënë nga qeveri nuk mjafton për të blerë një gjel.
Këtë vit çmimi për kg I gjelit të detit varion nga 800-900 lekë.
“Shumë vështirë, nuk ia vlen ta shesësh me 900 lekë kilogrami. Me vështirësi të madhe po i rrisim. Ia vlen dhe me kaq, nuk kanë pare njerëzit”, shprehen fermerët.
Shumë vështirë, nuk ia vlen ta shesësh me 900 lekë kilogrami. Me vështirësi të madhe po i rrisim. Ia vlen dhe me kaq, nuk kanë pare njerëzit”, shprehen fermerët.
Për një pjesë të konsiderueshme të familjeve të qarkut të Ebasanit, çmimi për kilogramë i gjelit është një çmim relativisht i lartë dhe i papërballueshëm.